"Ditë e madhe për Izraelin", Netanyahu përshëndet marrëveshjen e paqes me Hamasin

Nga A2 CNN
9 Tetor 2025, 07:24 | Bota

"Ditë e madhe për Izraelin", Netanyahu përshëndet

Izraeli dhe Hamasi ranë dakord për fazën e parë të planit amerikan për t’i dhënë fund luftës në Gaza.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e përshëndeti këtë ngjarje dhe e konsideroi një “ditë të madhe për Izraelin”. Ai shtoi se do të mblidhte qeverinë për të miratuar marrëveshjen.

“Një ditë e madhe për Izraelin. Sot do të mbledh qeverinë për të miratuar marrëveshjen dhe për të sjellë të gjithë pengjet tona të dashura në atdheun e tyre”, tha Netanyahu, shkruan A2.

“Falënderoj ushtarët e guximshëm të Forcave Mbrojtëse të Izraelit dhe të gjitha forcat e sigurisë. Falë guximit dhe sakrificës së tyre kemi arritur në këtë ditë”, shton Benjamin Netanyahu.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos