
Kryeministri britanik Keir Starmer do të takohet sot me Sekretarin e Shëndetësisë Wes Streeting, i cili shihet si një rival i mundshëm për lidershipin, shkruan A2CNN.
Katër ministra dhanë dorëheqjen dje pas rezultateve të dobëta të zgjedhjeve të javës së kaluar. Më shumë se 80 deputetë tani po i kërkojnë kryeministrit të japë dorëheqjen ose të caktojë një afat kohor se kur do të largohet.
Mbreti Charles pritet të mbajë sot një fjalim në Dhomën e Lordëve, ku do të përcaktojë axhendën legjislative të qeverisë për vitin e ardhshëm, ose një kohë më të gjatë.
Fjalimi do të fillojë në orën 11:30 dhe do të përfshijë njoftime mbi forcimin e lidhjeve ekonomike me Bashkimin Evropian, shtrëngimin e kontrolleve të imigracionit dhe azilit, si dhe adresimin e kostove në rritje të energjisë.
(A2 Televizion)