Ditë vendimtare për Gjermaninë, qytetarët votojnë mes tensioneve të larta dhe destabilitetit

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2025, 09:17 | Bota

Gjermanët votojnë sot pas një fushate intensive zgjedhore të dominuar nga ekonomia e lëkundur e vendit të tyre dhe një sërë sulmesh vdekjeprurëse që e kanë bërë emigracionin dhe sigurinë një çështje kryesore.

Friedrich Merz, lideri konservator 69-vjeçar, është favoriti për t'u bërë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë, në një votim të ndjekur nga afër në Europë dhe SHBA, shkruan A2 CNN.

Ai premton të rregullojë shumicën e problemeve në katër vjet. Nëse Kristian Demokratët e Merzit fitojnë, atij do t'i duhet të krijojë një aleancë me të paktën një parti tjetër, me shumë mundësi Social Demokratët e Olaf Scholz, qeveria e të cilëve u rrëzua në fund të vitit të kaluar, shkruan A2 CNN.

Përpara zgjedhjeve, Merz ka qenë i prerë në përjashtimin e çdo mundësie bashkëpunimi me partinë e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë, që parashikohet të dalë forcë e dytë politike. 59.2 milionë gjermanë kanë të drejtë vote.

Miliona kanë bërë detyrën e tyre duke votuar me postë, ndërsa sondazhet tregojnë se 20 për qind e qytetarëve janë të pavendosur. Këto konsiderohen si një ndër zgjedhjet më të rëndësishme të Gjermanisë që pritet të ndikojnë, jo vetëm brenda vendit por edhe në mbarë botën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos