Djali i Berluskonit drejt hyrjes në politikë? Antonio Tajani zbulon detaje

Nga A2 CNN
9 Korrik 2025, 18:50 | Bota

Djali i Berluskonit drejt hyrjes në politikë? Antonio Tajani zbulon

Pier Silvio Berlusconi do të hyjë në politikë? “Ndoshta, por varet nga ai”, ishte përgjigjia e Sekretarit kombëtar të Forza Italia-s, Antonio Tajani ku u pyet në lidhje me një angazhim të mundshëm të djalit të të ndjerit, kryeministër të Italisë.

“Nëse e bën, do të ishte një gjë e shkëlqyer", shtoi Tajani teksa fliste me gazetarët në Sallën Transatlantike në Dhomën e Deputetëve.

"A do të ishim të lumtur? Absolutisht. Njerëzit më të rëndësishëm hyjnë në betejë... Me emrin që mban, nëse vendos, sa herë që vendos, do të jetë gjithmonë një gjë pozitive. Nuk është domosdoshmërisht një gjë negative", theksoi veterani i së djathtës italiane.

Fjalët e Tajanit erdhën pas deklaratave të bëra nga Pier Silvio Berlusconi gjatë  prezantimit të orarit të Mediaset.

"Kam një pasion të madh për njerëzit e zakonshëm. Nëse marr një traget për në Cinque Terre dhe njerëzit mblidhen rreth meje, e pyes veten: sa me fat jam që marr kaq shumë demonstrime dashurie? E ndiej këtë pasion që më pushton dhe kam tendencë ta ngatërroj atë me politikën. Por politika është gjithashtu kompromis, është negocim, është shumë gjëra të tjera", tha zv/presidenti Ekzekutiv i grupit Mediaset.

"Unë jam 56 vjeç, babai im ishte 58 vjeç kur hyri në politikë. Sot nuk kam asnjë qëllim dhe nuk mendoj për politikën, por duke parë drejt së ardhmes nuk e përjashtoj — siç nuk përjashtoj shumë gjëra të tjera — që në një moment të mund të them: 'E dini çfarë, një sfidë krejtësisht e re, pse jo?' Megjithatë, sot kjo ide nuk ka një formë konkrete”, shtoi ai.

Kështu Pier Silvio Berlusconi përsërit përqendrimin e tij në biznes, por nuk ia mbyll derën idesë për të ndjekur shembullin e babait të tij, Silvios, në të ardhmen.

“E vlerësoj më shumë se më parë, më mungon më shumë se më parë". Dhe nëse do të kishte qenë gjallë, ai do të ishte çmendur, do të kishte bërë gjithçka, madje edhe në kufijtë e asaj që mund të konsiderohet e tepërt, për të ndaluar këto dy marrëzi: luftërat midis Rusisë dhe Ukrainës dhe Izraelit dhe Palestinës. Do të kishte qenë e tmerrshme, ai do të kishte bërë gjithçka, nuk e di nëse do të kishte pasur sukses, por do të kishte bërë diçka", shtoi i biri i Kavalierit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos