“Do godasim kolonët”, Hezbollah kërcënon Izraelin: Mos sulmoni civilët

Nga A2 CNN
17 Korrik 2024, 21:22 | Bota

Hezbollahu do të godasë objektiva të reja izraelite nëse shteti hebraik vazhdon të godasë civilët në Liban. Kështu shprehur udhëheqësi i grupit militant Hassan Nasrallah. Ai ka theksuar se ka pasur një rritje të numrit të civilëve të vrarë në Liban kohët e fundit.

"Këmbëngulja në shënjestrimin e civilëve do ta shtyjë rezistencën të godasë "kolonitë e reja" që nuk ishin shënjestruar më pare. Shteti libanez do ti ofrojë çfarëdo mbështetje popullit tonë në jug, veçanërisht atyre në front. Ne e bëjmë këtë premtim siç e kemi bërë në të kaluarën Ne do t'i rindërtojmë shtëpitë dhe shtëpitë tona më mirë se sa ishin më parë”, tha Hassan Nasrallah, Udhëheqësi i Hezbollahut.

Pesë civilë, të gjithë sirianë, duke përfshirë tre fëmijë, u vranë në sulmet izraelite në Liban gjatë 24 orëve të fundit, citojnë mediave shtetërore iraniane, bën të ditur Reuters.

Nga ana e tij, Izraeli ka thënë se po godet militantët dhe infrastrukturën e Hezbollahut në Liban dhe nuk synon civilët. Hezbollahu, grup militant i mbështetur nga Irani dhe forca më e fuqishme ushtarake dhe politike në Liban, nuk e njeh shtetin e Izraelit.

Sakaq, Jeruzalemi është përfshirë nga protesta të shumta të besimtarëve ultra-ortodoksë të cilët kundërshtojnë pjesëmarrjen e tyre në ushtri me detyrim. Çështja është veçanërisht e ndjeshme në mes të luftës kundër Hamasit në Gaza dhe luftimeve të lidhura me të në fronte të tjera që kanë shkaktuar viktimat më të këqija izraelite në dekada.

Izraelitët janë të detyruar me ligj të shërbejnë në ushtri nga mosha 18 vjeç për 24-32 muaj. Anëtarët e pakicës 21% arabe të Izraelit dhe studentët e seminarit hebre ultra-ortodoksë janë përjashtuar kryesisht për dekada. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos