'Do luftojmë me 'thonjtë' tanë'! Netanyahu kundër Biden për ndalimin e armëve amerikane

Nga A2 CNN
9 Maj 2024, 23:02 | Bota

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu hodhi poshtë zotimin e presidentit amerikan Joe Biden për të ndalur furnizimet me armë për Izraelin nëse ai sulmon Rafahun, duke thënë se vendi është i përgatitur të qëndroj i vetëm nëse ishte e nevojshme.

 “Siç e kam thënë tashmë, nëse duhet, do të luftojmë me thonjtë tanë”, tha Netanyahu në një deklaratë. "Por ne kemi shumë më tepër se thonjtë tanë dhe me atë forcë shpirti, me ndihmën e Zotit, së bashku do të fitojmë".

Komentet pasuan paralajmërimin e presidentit amerikan Joe Biden se Shtetet e Bashkuara do të ndalonin furnizimet me armë nëse Izraeli do të zhvendosej në Rafah, qytetin jugor të Gazës ku janë strehuar më shumë se një milion palestinezë të zhvendosur.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos