Autoritetet gjermane nuk kanë lejuar ish ministrin grek të Financave, Yanis Varoufakis, të hyjë në Gjermani, për shkak të një fjalimi që do të mbante në një konferencë për Gazën, kundër Izraelit.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Varoufakis në rrjetet sociale, ku shprehet se Ministria e Jashtme gjermane lëshoi një urdhër ndalimi për të hyrë ndaj tij dhe dy akademikëve të tjerë, pas një ndërhyrje të forcave policore në konferencën për Palestinën.
“Kjo nënkupton jo vetëm ndalimin e hyrjes në Gjermani, por edhe ndalimin e pjesëmarrjes dhe aktivitetit online në ngjarjet politike në vend me qeverinë gjermane që kapërcen të gjitha kufijtë e autoritarizmit”, shkuan Varoufakis.
Dy personat e tjerë për të cilët u dha një ndalim janë akademiku Salman Abu Sitta dhe rektori i Universitetit të Glasgow, Ghassan Abu Sittah, i cili madje iu nënshtrua një marrje në pyetje prej tre orësh në aeroportin e Berlinit. (A2 Televizion)