“Do të largohemi shpejt nga Irani”, Vance: Do të sigurohemi që nuk kthehemi për një kohë të gjatë

Nga A2 CNN
29 Mars 2026, 14:03 | Bota

Duke folur në podcastin e Beni Xhonson, zëvendëspresidenti amerikan J.D Vance tha se Shtetet e Bashkuara do të largohen shpejt nga Irani, por jo pa u siguruar që nuk do të kthehen aty për një kohë shumë të gjatë. Ai tha se edhe çmimet e naftës e gazit do të bien.

"Presidenti Trump tha se ne kemi arritur shumicën e objektivave tona ushtarake. Presidenti do që të vazhdojë kështu për pak kohë më gjatë për të siguruar që, pasi të jemi larguar të mos na duhet ta bëjmë këtë përsëri për një kohë shumë, shumë të gjatë. Ky ishte në thelb qëllimi i presidentit. Irani po na kërcënon në të gjitha këto mënyra. Ata ende po përpiqen të ndërtojnë një armë bërthamore. Ne duhet t'i neutralizojmë ata për një kohë shumë, shumë të gjatë. Keni të drejtë - çmimet e gazit sigurisht që janë rritur për shkak të asaj që po ndodh në Lindjen e Mesme, por ato do të ulen, apo jo? Ky është një reagim shumë, shumë i përkohshëm ndaj asaj që në fund të fundit do të jetë një konflikt afatshkurtër. Mendoj se presidenti ka qenë shumë i qartë për këtë, sene nuk jemi të interesuar të jemi në Iran një vit më vonë, dy vjet më vonë. Ne do të largohemi që andej së shpejti dhe çmimet e benzinës do të ulen përsëri”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos