
Irani ka rënë dakord të lejojë 20 anije me flamurin pakistanez të kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit, tha Ministri i Jashtëm i Pakistanit, Ishaq Dar, në një postim në X. Sipas marrëveshjes, dy anije do të kalojnë ngushticën çdo ditë, shtoi ai.
“Ky është një gjest i mirëpritur dhe konstruktiv nga Irani dhe meriton vlerësim”, shkroi Dar. “Është një paralajmërues paqeje dhe do të ndihmojë në sjelljen e stabilitetit në rajon”, vijoi ai.
Pakistani ka vepruar si ndërmjetës i negociatave midis SHBA-ve dhe Iranit, siç konfirmoi të enjten i dërguari i posaçëm Steve Witkoff.
Zhvillimet vijnë në një ditë kur u shënua një zgjerim i konflikit në Lindjen e Mesme. Për herë të parë që prej fillimit të luftës në Iran, rebelët Huthi të mbështetur nga Irani, në Jemen, ndërmorën sulme raketore kundër Izraelit.
(A2 Televizion)