Donald Trump bëri një paraqitje surprizë në çatinë e Shtëpisë së Bardhë, mbi sallën e konferencave, në një përpjekje të dukshme për të inspektuar ndërtimet e ardhshme. "Po bëj vetëm një shëtitje të vogël", tha Trump për mediat.
Presidenti shoqërohej nga një grup i vogël ndihmësish dhe Shërbimi Sekret. Grupi përfshinte arkitekt të njohur të cilët janë ngarkuar, për të ndërtuar sallën e vallëzimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë. Trump dhe ekspertët e ndërtimit dukeshin të angazhuar në një bisedë intensive ndërsa vëzhgonin terrenin.
Sipas mediave, në plan është ndërtimi i një salle vallëzimi që do të kushtojë plot 200 milionë dollarë. Kjo është arsyeja pse vitet e fundit, ngjarjet në shkallë të gjerë, siç janë darkat shtetërore në nder të krerëve të shteteve, janë pritur në tenda të posaçme në lëndinën jugore të Shtëpisë së Bardhë. (A2 Televizion)