Një sasi rekord prej 4 tonësh kokainë është sekuestruar nga njësia Antidrogë e policisë në Paraguaj. Droga me vlerë 220 milionë euro është gjetur e fshehur në thasë me sheqer që do të transportoheshin nga kryeqyteti Asuncion drejt portit të Antwerp në Belgjikë.
Operacioni i quajtur “Embëlsia” është kryer nga një njësi speciale, e cila ka lokalizuar kontejnerët e dyshimtë në portin privat të Kaakupemit.
Sipas autoriteteve, operacioni nuk ka përfunduar ende dhe “mund të kemi më shumë surpriza”.
????Operativo Dulzura | Histórico decomiso de cocaína en Paraguay
— Py Urgente (@py_urgente) July 16, 2024
Los 4.013 kilos de la droga confiscada ayer lunes por la @senad_paraguay en coordinación con la @DNITaduanapy y el @MinPublicoPy en el Puerto Caacupemi ya se encuentra resguardada en la base de operaciones de la… pic.twitter.com/y6vYKZnVek
Sasia e sekuestruar - 4,016 kilogramë - është një rekord historik për Paraguajin, siç edhe tha kreu i Sekretariatit Kombëtar Kundër Narkotikëve, Khalil Rashid, gjatë një konference për shtyp.
"Kjo është ngarkesa më e madhe e drogës që është sekuestruar deri më sot”, konfirmoi zyrtari tatimor paraguaian Oscar Orue. (A2 Televizion)