Opozita e Australisë është shprehur kundër veprimit të vendit për të njohur shtetësinë palestineze.
Sipas mediave të huaja, Ministri i Jashtëm i Izraelit e ka mirëpritur qëndrimin e tyre, i cili thotë se njohja do të tërhiqet nëse ata vijnë në pushtet.
"Shpreha vlerësimin tonë për qëndrimin e saj kundër vendimit të fundit të qeverisë së Australisë dhe për njoftimin e saj se, nëse do të kishte një ndryshim qeverie në Australi, ky vendim do të anulohej", tha Gideon Sa'ar pas telefonatës së tij me Sussan Ley, udhëheqësen e Partisë Liberale.
"I bëra një ftesë znj. Ley për të vizituar Izraelin", tha më tej ministri i Jashtëm i vendit, shkruan A2 CNN.
Ley, nga ana e saj, tha se njohja "duhet të vijë vetëm në fund të një procesi të vërtetë me dy shtete".
"Tani është koha e gabuar ndërsa Hamasi mban pengje dhe konflikti ende vazhdon", shtoi ajo. (A2 Televizion)