Kura për autizmin, Trump: Do jap njoftimin më të madh mjekësor

Nga A2 CNN
22 Shtator 2025, 17:48 | Bota

Fjalimi i Presidentit Donald Trump në shërbimin përkujtimor të Charlie Kirk të dielën u përqendrua në një prezantim paraprak të një njoftimi që ai planifikon të bëjë nga Zyra Ovale të hënën në lidhje me autizmin.

"Mendoj se do ta gjeni të mahnitshëm," tha ai. "Mendoj se gjetëm një përgjigje për autizmin”. Edhe pse nuk ofroi asnjë detaj mbi atë që planifikonte të thoshte për autizmin, Trump tha se administrata e tij "nuk do ta lejojë më të ndodhë".

"Nesër do të kemi një nga njoftimet më të mëdha mjekësore, mendoj në historinë e vendit tonë. Do ta bëjmë këtë me Bobby-n dhe Oz-in dhe të gjithë profesionistët. Mendoj se do ta gjeni të mahnitshme. Mendoj se gjetëm një përgjigje për autizmin. Nesër do të flasim në Zyrën Ovale dhe në Shtëpinë e Bardhë për autizmin, si ndodh, kështu që nuk do ta lejojmë të ndodhë më. Dhe si të përmirësohemi të paktën disi kur e keni atë në mënyrë që prindërit të mund ta ndihmojnë fëmijën e tyre, fëmijën e tyre të bukur. Kjo është një çështje e rëndësishme që kam pasur. I kam bezdisur të gjithë atje që të gjejnë përgjigjen për këtë", tha presidenti Trump.

Njoftimi i së hënës pritet të lidhë zhvillimin e autizmit tek fëmijët me përdorimin e qetësuesit të dhimbjeve Tylenol gjatë shtatzënisë, së bashku me nivelet e ulëta të folatit, një vitaminë që është e rëndësishme për zhvillimin e duhur të trurit dhe shpinës së foshnjës, raportoi Ëall Street Journal këtë muaj. Ai gjithashtu do të përmendë acidin folik, një formë e folatit e njohur edhe si leukovorin, si një mënyrë për të ulur simptomat e autizmit. Shtesat e folatit rekomandohen tashmë gjatë shtatzënisë për të parandaluar defektet e tubit nervor, të tilla si spina bifida, tek foshnjat.

Tylenol, i cili është emri i markës së acetaminofenit, qetësues dhimbjesh, përdoret gjerësisht në SHBA, përfshirë gjatë shtatzënisë. Zyrtarët e shëndetësisë po planifikojnë t'i paralajmërojnë gratë kundër përdorimit të ilaçit në fazat e hershme të shtatzënisë, përveç nëse kanë ethe, raportoi Ëashington Post.

Numri i të prekurve me autizëm në SHBA është në rritje. Rreth 1 në çdo 31 fëmijë u diagnostikua me autizëm deri në moshën 8 vjeç në vitin 2022, nga 1 në 36 në vitin 2020, sipas një raporti të Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve të publikuar në prill, citon CNN.

Ka dy arsye kryesore për rritjen, sipas mjekëve. E para është se përkufizimi i autizmit u zgjerua nga komuniteti psikiatrik në vitin 2013, kështu që më shumë njerëz tani kualifikohen për një diagnozë autizmi.
Së dyti, ka pasur një shtytje për një kontroll më të mirë të fëmijëve, veçanërisht foshnjave, për shenjat e autizmit.

Kjo shtytje për rritjen e ndërgjegjësimit për simptomat është shoqëruar me një pranim më të madh të çrregullimit, kështu që njerëzit nuk kanë aq frikë të kërkojnë ndihmë ose të identifikohen si të prekur nga autizmi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos