
Trump deklaroi se anijet luftarake të Shtetet e Bashkuara të Amerikës po pajisen sërish me armatime për të goditur Iranin, nëse bisedimet në Pakistan nuk arrijnë një marrëveshje.
“Kemi një rifillim të procesit. Po i pajisim anijet me municionin më të mirë, armët më të mira të krijuara ndonjëherë – madje edhe më të mira se ato që përdorëm më parë dhe i shkatërruam plotësisht,” tha ai në një intervistë për New York Post.
“Dhe nëse nuk kemi një marrëveshje, do t’i përdorim ato, dhe do t’i përdorim në mënyrë shumë efektive.”
(A2 Televizion)