
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të respektojnë angazhimet e tyre për armëpushimin, duke theksuar se marrëveshja duhet të përfshijë edhe Libanin.
Araghchi i bëri këto komente gjatë një bisede telefonike me ambasadorin e emëruar të Iranit në Liban, Mohammad Reza Shibani.
Ai dënoi sulmet e vazhdueshme të Izraelit në Liban, duke theksuar se ato duhet të ndalen në përputhje me mirëkuptimin për armëpushim, përcjell A2CNN.
Më herët, edhe kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, kishte bërë deklarata të ngjashme, duke theksuar nevojën që armëpushimi të shtrihet edhe në Liban. Ai shtoi se negociatat e planifikuara me SHBA-në nuk mund të zhvillohen pa u zbatuar më parë një armëpushim i tillë. (A2 Televizion)