
Marjorie Taylor Greene ka njoftuar se do të japë dorëheqjen nga detyra, një kthesë e papritur për republikanen e profilit të lartë.
Ajo ishte një nga superyjet e Maga-s të Donald Trump dhe mbështetësja më e vendosur të tij. Por thirrjet e pandërprera të kongresmenes nga Xhorxhia për publikimin e dosjeve që lidhen me pedofilin e ndjerë Jeffrey Epstein dhe kritikat e fundit ndaj disa prej politikave të tij çuan në një grindje të hidhur publike.
Pasi presidenti amerikan e etiketoi atë si “tradhtare”, ajo përmes një video njoftoi largimin nga Kongresi: “Refuzoj të jem një ‘grua e dhunuar’ duke shpresuar që gjithçka të kalojë dhe të përmirësohet”, u shpreh ajo.
Trump e quajti dorëheqjen e saj “lajm të shkëlqyer për vendin”. (A2 Televizion)
