“Tmerri” i 20 ditëve burg, Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë, tashmë boton librin

Nga A2 CNN
21 Nëntor 2025, 21:38 | Bota

“Tmerri” i 20 ditëve burg, Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe

Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, ka shkruar një libër 216-faqesh ku përshkruan 20 ditët që kaloi në izolim në burgun famëkeq La Santé në Paris. Ditar i një të Burgosuri”, do të publikohet më 10 dhjetor, konfirmon shtëpia botuese Fayard.

Sarkozy, 70 vjeç, u dënua me pesë vjet burg, maksimumi për “komplot kriminal” – pasi u shpall fajtor për pranimin e fondeve të paligjshme nga diktatori libian Muammar Gaddafi për fushatën e tij presidenciale të vitit 2007. Megjithëse qëndroi vetëm 20 ditë në burg, ai ka shkruar mesatarisht 11 faqe në ditë, duke përshkruar përvojën si “një makth të vërtetë”, shkruan A2 CNN.

Në librin e tij ai tregon se zhurma në burg është “e pandërprerë” dhe se jeta e brendshme “forcohet” në izolim. Sarkozy u mbajt vetëm në një qeli të vogël, i ndarë nga të burgosurit e tjerë për shkak të kërcënimeve me vdekje. Dy oficerë policie ruanin qelinë ngjitur ditë e natë.

Pasi apeloi vendimin, gjykata e Parisit e liroi më 10 nëntor nën mbikëqyrje gjyqësore. Ai tani jeton sërish në shtëpinë e tij 5 milionë paund me bashkëshorten Carla Bruni dhe duhet të mbajë një byzylyk elektronik. Megjithatë, ai ende nuk ia ka hedhur: nëse humbet apelin në mars, mund të kthehet sërish në La Santé. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos