Dronë mbi bazën ajrore, ushtria holandeze hap zjarr

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2025, 18:42 | Bota

Dronë mbi bazën ajrore, ushtria holandeze hap zjarr

Ushtria e Holandës bën me dije se ka hapur zjarr mbi disa dronë që kanë fluturuar mbi një bazë ajrore në juglindje të vendit mbrëmjen e kaluar.

Sipas ministrisë së mbrojtjes, personeli i sigurisë në bazën ajrore Volkel, pranë kufirit me Gjermaninë, i pikasi dronët rreth orës 19:00 dhe 21:00.

“Personeli i forcave ajrore përdori armë për të rrëzuar dronët. Dronët u larguan dhe nuk u gjetën”, shkruhet në reagim, teksa një hetim për ngjarjen ka nisur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos