Dronë mbi stacionin hekurudhor! Goditet treni me pasagjerë, mbi 30 të plagosur në Ukrainë

Nga Rosalba Bejdo
4 Tetor 2025, 15:19 | Bota

Dronë mbi stacionin hekurudhor! Goditet treni me pasagjerë, mbi 30

Një stacion hekurudhor në Ukrainën verior u bë shënjestër e një sulmi rus. Një tren pasagjerësh u godit nga një dron në rajonin e sulmit, duke plagosur të paktën 30 persona. 

“Një sulm brutal i Rusisë ndaj një stacioni hekurudhor në Shostka”, tha presidenti Volodimir Zelenski në rrjetet sociale, ku edhe postoi një video që shfaqte vagonë të dëmtuar dhe të përfshirë nga flakët. Siç pohoi, raportimet fillestare sugjeronin se stafi I trenit dhe pasagjerët gjendeshin atje kur ndodhi sulmi në qytetin e Shostka. Shërbimet e emergjencës shkuan ne vendin e ngjarjes duke u ofruar ndihmë personave të prekur, shkruan A2 CNN.

“Rusët nuk mund të mos e dinin se po shënjestronin civilë. Ky është terrorizëm, të cilin bota nuk ka të drejtë ta injorojë”, shkroi Zelenski X. Ai shtoi më tej se Rusia po merr çdo ditë jetë njerëzish dhe se vetëm forca mund ta ndalte atë. Udhëheqësi ukrainas kërkoi veprim nga perëndimi.

“Kemi dëgjuar fjalë të forta nga Europa dhe Amerika, por ka ardhur koha që t’i kthejmë ato në realitet”.

Në një reagim presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Del Leyen tha se BE ishte në krah të Ukrainës, ndërsa populli i saj vazhdon të vuajë nga dora e barbarizmave të Rusisë.

“Pamjet tronditëse që vijnë nga stacioni hekurudhor tregojnë mungesën e vazhdueshme të vullnetit nga ana e Rusisë për të shënjestruar civilët”, pohon Von Der Leyen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos