'Ja ku jemi'- Dronët rusë shkelën hapësirën ajrore të Polonisë, Trump reagon për herë të parë

Nga A2 CNN
10 Shtator 2025, 17:49 | Bota

'Ja ku jemi'- Dronët rusë shkelën hapësirën

Presidenti amerikan Donald Trump sapo ka bërë reagimin e tij të parë, pasi dronët rusë shkelën hapësirën ajrore të Polonisë.

Sipas mediave të huaja, në llogarinë e tij në Truth Social, Trump ka ngritur pyetjen se çfarë po ndodh me Rusinë që ka kryer këtë akt.

“Çfarë po ndodh me Rusinë që shkel hapësirën ajrore të Polonisë me dronë? Ja ku jemi!”, ka shkruar Trump në rrjetin social.

'Ja ku jemi'- Dronët rusë shkelën hapësirën

Kuptimi i komentit të presidentit amerikan është i paqartë, megjithëse ai mund të zgjedhë të japë më shumë hollësi më vonë sot, shkruan A2 CNN.

Kujtojmë se më herët për këtë çështje reagoi edhe ambasadori i Uashingtonit në NATO, i cili tha se vendi do të mbrojë "çdo centimetër të territorit të NATO-s".

Këto komente do të vinin si lehtësim për shtetet anëtare të NATO-s në Evropë, pas vërejtjeve të përsëritura të Trump që hedhin dyshime mbi angazhimin e tij ndaj aleancës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos