Qielli ukrainas u mbulua me afro dyqind dronë gjatë natës, si pasojë e sulmeve ruse. Ato synonin kryesisht rajonin e Kievit dhe objektet energjetike në lindje. Si pasojë e sulmeve u vranë dy persona.
Rusia ka shtuar sulmet me dronë ndaj Ukrainës për gati çdo natë gjatë javëve të fundit. Mbrojtja ajrore e Ukrainës rrëzoi 110 nga 177 dronët e nisur nga Rusia në sulmin gjatë natës, thanë forcat ajrore.
Ai tha se 66 dronë të tjerë kishin "humbur", si pasojë e interferimit elektronike nga Ukraina kundër dronëve rusë. Rajonet e Kievit, Kharkiv, Kirovohrad dhe Sumy ishin në shënjestër të sulmeve.
Kompania më e madhe private e energjisë në Ukrainë, DTEK, tha se objekti i saj energjetik në rajonin juglindor të Dnipropetrovsk ishte dëmtuar, pa dhënë detaje.
Rusia i fokusoi sulmet e saj me raketa dhe dron në sektorin e energjisë elektrike të Ukrainës vitin e kaluar, por në muajt e fundit ka rritur ndjeshëm sulmet në objektet e magazinimit të gazit dhe fushat e prodhimit.
Shërbimi i urgjencës postoi disa foto dhe video në Telegram të zjarrfikësve që luftojnë me flakët gjatë natës në ato që dukej të ishin ndërtesa banimi dhe garazhe në rrethin Bucha të rajonit të Kievit.
Sakaq, sipas burimeve ushtarake ruse, Ukraina sulmoi bregun rus të Detit të Zi me një numër të madhe dronësh. Ministria e Mbrojtjes në Moskë njoftoi se 128 dronë ishin kapur, 83 prej tyre mbi rajonin bregdetar Krasnodar në Rusinë jugore. Një informacion i tillë ushtarak nuk mund të verifikohet në detaje, por shifrat e dhëna lejojnë të nxirren përfundime për shtrirjen e sulmeve. (A2 Televizion)