"E di saktësisht se çfarë po bëj me Rusinë dhe Ukrainën".
Kështu ka bërë të ditur Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump me anë të një reagimi në Truth Social.
"Jam këtu për t'i dhënë fund" luftës, tha Trump. Ai vuri në dukje se: "Kam zgjidhur gjashtë luftëra në gjashtë muaj, njëra prej të cilave ishte një katastrofë e mundshme bërthamore, megjithatë më duhet të lexoj dhe të dëgjoj Wall Street Journal dhe shumë të tjerë që më tregojnë gjithçka që po bëj gabim në rrëmujën Rusi-Ukrainë. Kjo është lufta e Biden-it dhe nuk do të kishte ndodhur kurrë nëse do të isha president. E di saktësisht se çfarë po bëj dhe nuk kam nevojë për këshilla nga njerëz që kanë punuar në këto konflikte për vite me radhë dhe kanë dështuar t'i zgjidhin ato", tha Trump. (A2 Televizion)