Sa njerëz janë vrarë në luftën e Ukrainës?

Nga A2 CNN
18 Gusht 2025, 17:26 | Bota

Sa njerëz janë vrarë në luftën e Ukrainës?

Gjatë bisedimeve të sotme midis Trump, Zelensky dhe udhëheqësve evropianë, mund të dëgjohen  thirrje nga të gjitha palët për të parandaluar viktima të tjera në Ukrainë.

Por BBC raporton se të llogaritësh saktë dhe në mënyrë të vazhdueshme numrin e të vdekurve në luftë është jashtëzakonisht e vështirë.

Në avion teksa shkonte për në samitin e Alaskës, presidenti Trump u tha gazetarëve se javën e fundit, “7,011 njerëz humbën, pothuajse të gjithë ushtarë”.

"Ne do të ndalojmë, me të vërtetë, pesë, gjashtë, shtatë mijë, mijëra njerëz në javë që vriten", tha  Trump në një konferencë për sigurinë, por nuk ka të dhëna për këtë, raporton BBC.

Ukraina dhe Rusia nuk japin përditësime të rregullta mbi viktimat dhe të dyja janë akuzuar për fryrje të humbjeve të jetës të palës tjetër.

Megjithatë, disa studime janë përpjekur të vlerësojnë numrin e vdekjeve nga të dyja palët.

Në qershor, Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, në Uashington vlerësoi se 250,000 ushtarë rusë ishin vrarë në konflikt. Gjithashtu vlerësohet se midis 60,000 dhe 100,000 ushtarë ukrainas ishin vrarë.

Shërbimi rus i BBC-së, së bashku me Mediazona, ka analizuar të dhëna nga varrezat ruse, memorialet e luftës dhe nekrologjitë.

Sipas tyre që nga gushti i vitit 2025, ishin vrarë më shumë se 122,000 ushtarë rusë.

Duke marrë parasysh trupat e ushtarëve që mbeten në fushën e betejës, BBC vlerësoi se numri i përgjithshëm i vdekjeve ruse mund të jetë në rangun e 189,051 deri në 273,073. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos