
Luftimet mes forcave Tajlandeze dhe Kamboxhiane vazhduan edhe këtë të shtunë, pavarësisht se presidenti amerikan Donald Trump tha se dy vendet kishin pranuar armëpushimin. Kryeministri Tajlandez bëri të ditur se I kishte thënë Trumpit se armëpushimi do të ishte i mundur vetëm pasi Kamboxhia të tërhiqte të gjitha trupat dhe të largonte minat tokësore.
Në një postim në rrjetet sociale ai tha se Tajlanda do të vazhdon më veprimet ushtarake deri sa të ndjejë se nuk ka më asnjë kërcënim apo rrezik për popullin.
Të dyja palët raportuan bombardime të vazhdueshme dhe shkëmbime artilerie përgjatë kufirit të shtunën. Të paktën 21 vetë janë vrarë që prej rindezjes së konfliktit dhe 700 mijë të tjerë jaë evakuuar në të dyja anët e kufirit. Trump tha më herët se mund ta ndalte luftën me një të ngritur të telefonit. (A2 Televizion)