E pazakontë në Arabi Saudite, përmbytje të mëdha në disa qytete

Nga A2 CNN
8 Janar 2025, 09:55 | Bota

E pazakontë në Arabi Saudite, përmbytje të mëdha

Arabia Saudite po përballet me shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytje të rënda, duke përfshirë rrugët dhe lagjet e disa qyteteve të mbretërisë.

Qendra Kombëtare për Meteorologji lëshoi alarme të ndryshme për motin e keq në të gjithë vendin, përfshirë një paralajmërim të nivelit të kuq për qytetet e shenjta Mekë dhe Medinë në perëndim të vendit, si dhe për zonat e rajonit lindor.

Po ashtu, kryeqyteti Riad dhe provincat jugperëndimore Aseer dhe Jazan morën një paralajmërim të nivelit portokalli, i cili kërkonte kujdes të shtuar nga banorët për shkak të reshjeve të parashikuara.

Autoritetet saudite kanë apeluar për kujdes të shtuar nga qytetarët, duke iu kërkuar të ndjekin udhëzimet e sigurisë dhe të shmangin zonat e rrezikshme, përfshirë luginat dhe terrenet fushore, ku mund të grumbullohen ujërat e reshjeve.

Po ashtu, Shërbimi i Mbrojtjes Civile ka këshilluar banorët të qëndrojnë larg përmbytjeve dhe të jenë të vëmendshëm ndaj rreziqeve të mundshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos