Zyrtarët ukrainas njoftuan se dronët e marinës së tyre kanë goditur dy sisteme të rëndësishme të mbrojtjes ajrore ruse në jug të rajonit të Khersonit.
Ndërkohë, autoritetet ruse nuk janë shprehur në lidhje me përdorimin e dronëve kamikaz nga Ukraina, të cilët u lëshuan nga një platformë në det.
Sulmi ka ndodhur në afërsi të fshatit Khorly, në rajonin e Khersonit, dhe pamjet e incidentit janë shpërndarë në rrjetet sociale nga ukrainasit. Sistemi i mbrojtjes ajrore rus, Pantsir-S1, është shkatërruar nga një dron kamikaz i mbushur me lëndë shpërthyese.
Ekspertët e mbrojtjes kanë vlerësuar se një sistem i tillë ka një kosto prej 20 milionë dollarësh, dhe shumë sisteme të tilla janë shkatërruar nga Ukraina që nga fillimi i luftës. (A2 Televizion)