E rëndë në Rusi, nëna planifikoi vrasjen e vajzës së saj duke i paguar një burri 1,106 euro! Ja ç’ndodhi

Nga A2 CNN
23 Maj 2025, 18:33 | Bota

E rëndë në Rusi, nëna planifikoi vrasjen e vajzës

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Rusi, ku një nënë 46-vjeçare dyshohet se planifikoi vrasjen e vajzës së saj 12-vjeçare, duke i ofruar një personi 1,106 euro për ekzekutimin e saj.

Sipas mediave të huaja, bëhet e ditur se 46-vjeçarja tha se ishte lodhur nga sjellja e keqe e 12-vjeçares dhe nga grindjet e tyre të vazhdueshme.

Nëna u arrestua në Rusi pasi ngjarja u zbulua kur burri që pagoi 1,106 euro për të mbytur fëmijën në një lumë e raportoi rastin në Polici, shkruan A2 CNN.

Sipas Daily Mail, 12-vjeçarja dëgjoi urdhrin e tmerrshëm të nënës së saj për ta vrarë, e cila thoshte se kishin një marrëdhënie të keqe.

46-vjeçarja tha se ishte “e lodhur” nga “sjellja e keqe” e 12-vjeçares dhe “grindjet e tyre të vazhdueshme”, siç raportoi agjencia e lajmeve Shot.

Pasi urdhëroi vrasjen e saj, nëna e katër fëmijëve e dërgoi vajzën e saj jashtë shtëpisë me 36-vjeçarin Andrei, në vendbanimin Izmailovsky.

Ndërsa ecnin në rrugë, e mitura ishte shumë e frikësuar dhe e shqetësuar, raportoi agjencia e lajmeve. Por burri i tregoi gjithçka dhe premtoi ta mbronte, e fshehu dhe e denoncoi nënën në polici.

Gruaja ishte ofruar të paguante me para në dorë për të mbytur fëmijën, raportoi 36-vjeçari tek autoritetet. Policia arrestoi gruan, e cila rrezikon deri në 15 vjet burg, shkruan A2 CNN.

12-vjeçarja është në një institucion me dy vëllezërit e saj, të moshës 6 dhe 17 vjeç. 46-vjeçarja ka edhe një vajzë 18-vjeçare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos