Su-24 rus përballet me avionët e NATO-s mbi Detin Baltik

Nga A2 CNN
23 Maj 2025, 18:19 | Bota

Su-24 rus përballet me avionët e NATO-s mbi Detin Baltik

Një avion bombardues rus Su-24 u përball me avionë të Forcave Ajrore Polake mbi hapësirën ndërkombëtare ajrore të Detit Baltik, konfirmoi sot ministri polak i Mbrojtjes, Wladysław Kosiniak-Kamysz.

Sipas tij, dy avionë polakë u ngritën në ajër pas një urdhri nga komanda operacionale e përbashkët e forcave të NATO-s në Evropë për të ndërprerë fluturimin e avionit rus. Avioni u kap duke kryer manovra të rrezikshme pranë hapësirës ajrore të NATO-s, duke ngritur shqetësime për qëllimin e vërtetë të fluturimit, shkruan A2 CNN.

"Ky nuk është një veprim aksidental, por një veprim i qëllimshëm," deklaroi Kosiniak-Kamysz, duke theksuar se incidente të ngjashme janë regjistruar edhe javët e fundit.

Ky zhvillim vjen në të njëjtën kohë kur një anije ruse e sanksionuar është parë duke kryer lëvizje të dyshimta pranë kabllit energjetik që lidh Poloninë me Suedinë në Detin Baltik. NATO po zhvillon stërvitje ushtarake në ishullin strategjik Gotland, në përgatitje për çdo kërcënim nga Rusia.

Disa ditë më parë, avionë MiG-29 polakë u ngritën për të ndjekur një tanker nafte me flamur të Gabonit, i dyshuar si pjesë e flotës hije të Vladimir Putinit. Ndërkohë, një avion luftarak rus Su-35S dyshohet se ka shkelur hapësirën ajrore të Estonisë për të mbuluar tërheqjen e tankerit “Jaguar”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos