Krimea “teatër” lufte, investigimi: Ukraina shumë larg qëllimit të saj

Nga Erjon Dervishi
15 Korrik 2024, 10:50 | Bota

Rusia pretendon se ka marrë një tjetër fshat në zonën e Donetskut. Kështu ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes e Rusisë me anë të një njoftimi në Telegrom, i cili, nëse konfirmohet, do të ishte i fundit në një seri arritjesh që nga kapja e qytetit strategjik Avdiivka në muajin shkurt.

“Si rezultat i veprimeve të suksesshme, grupi i forcave “lindore” ka marrë kontrollin e lokalitetit Urozhaine në rajonin e Donetsk dhe po kryen operacione pastrimi dhe çminimi”, tha Ministria Ruse e Mbrojtjes në Telegram.

Nga ana e saj, ushtria ukrainase tha se luftimet ishin ende në vazhdim e sipër në atë zonë.

Ndërkohë luftime janë zhvilluar në rajonin e Krimesë. Rusia pretendon se ka rrëzuar 22 dronë ukrainas në perëndim të vendit dhe në Krime gjatë 24 orëve të fundit. Njoftimi është bërë i ditur nga Ministria e Mbrojtjes në Moskë.

Pesëmbëdhjetë raketa u rrëzuan në rajonin kufitar rus të Bryansk, një në rajonin Lipetsk dhe gjashtë mbi Krime, gadishull ukrainas i aneksuar nga Rusia.

Ukraina ka shtuar sulmet e saj në territorin rus këtë vit, duke synuar të dy vendet energjetike që furnizojnë ushtrinë ruse si dhe qytetet dhe fshatrat përtej kufirit. Të dyja palët kanë përdorur gjerësisht dronët që nga fillimi i konfliktit në shkurt 2022.

Por një tjetër shqetësim ka prekur forcat e armatosura të Ukrainës. Në një investigim të sajën, CNN thekson se armët e reja po bëjnë diferencën mund të bëjnë diferencën, Ukraina është shumë larg për të larguar forcat ruse nga territori i saj. Kyiv tani po i mbështet shpresat e tij në dërgesat e avionëve luftarakë F-16, të cilat duhet të fillojnë së shpejti – pilotët e parë ukrainas ishin vendosur të përfundonin trajnimin e tyre në SHBA këtë verë.

Ushtarakë të lartë theksojnë për CNN se Ukraina mund të përdorë F-16 për t'i mohuar Rusisë kontrollin mbi qiej. Megjithatë sipas tyre, armët e reja janë vetëm pjesë e enigmës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos