Atentati ndaj Trump, Biden: Politika amerikane nuk duhet të jetë kurrë një fushë vrasëse

Nga Anisa Braho
15 Korrik 2024, 07:08 | Bota

Atentati ndaj Trump, Biden: Politika amerikane nuk duhet të jetë

Në një fjalim televiziv drejtuar kombit, presidenti Joe Biden bëri thirrje që "temperatura e politikës" të ulet pas tentativës për vrasjen e Donald Trump.

"Politika nuk duhet të jetë kurrë një fushë betejë e mirëfilltë, Zoti na ruajt nga një fushë vrasjesh," tha ai. 

Më herët, Biden urdhëroi një rishikim të pavarur të masave të sigurisë në tubimin ku Trump i mbijetoi atentatit.

Trump, i cili thotë se u qëllua në vesh në një tubim në Pensilvani të shtunën, më herët u bëri thirrje amerikanëve të "qëndrojnë të bashkuar".

Ai ka mbërritur në Miluoki për Konventën Kombëtare Republikane. Sulmuesi - Thomas Crooks, 20 - u qëllua dhe u vra nga Shërbimi Sekret, por motivi i tij mbetet një mister.

Në makinën e tij u gjetën "pajisje të dyshimta", thonë zyrtarët dhe u thirrën teknikë të bombave. Viktima, ishte një 50-vjeçar, që sipas bashkëshortes së tij doli para plumbave për të mbrojtur familjen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos