All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Eksportet gjermane të armatimeve arrijnë rekord

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2024, 08:58 | Bota
All - Paragraf - 1

Eksportet gjermane të armatimeve arrijnë rekord

Qeveria gjermane sivjet ka miratuar eksporte armatimesh ne vlerën rreth 13,2 miliardë euro – një volum si asnjëherë më parë. Arsyeja, sipas Ministrisë së Ekonomisë, ka të bëjë me luftën në Ukrainë.

All - Paragraf - 3

Nga fillimi i vitit deri më 17 dhjetor 2024 qeveria gjermane ka miratuar eksportimin e mallrave për armatime në vlerën rreth 13,2 miliardë euro. Këtë e deklaroi Ministria e Ekonomisë duke u bazuar në shifrat paraprake. Kësisoj eksportet e armatimeve arrijnë një vlerë rekord duke e tejkaluar kuotën e një viti më parë. Më 2023 vlera e eksporteve të miratuara për armatimet ishte 12,2 miliardë euro. Volumi i lartë i eksportit të armatimeve vazhdon të ketë si arsye luftën në Ukrainë.

Ky vend i sulmuar nga Rusia edhe sivjet ka qenë vendi kryesor ku janë dërguar eksportet me një volum 8,1 miliardë euro, që përbën kuotën e 62 për qind të të gjitha eksporteve të miratuara për armatime. "Shifrat theksojnë, që ne vazhdojmë të qëndrojmë fort në krahun e Ukrainës në mbrojtjen e saj dhe kundër luftës agresive ruse", deklarohet nga Ministria e Ekonomisë.

Vlera e përgjithshme prej 13,2 miliardë euro konsiston në 8,1 miliardë euro për armë lufte dhe rreth 5,1 miliardë euro për mallra të ndryshme armatimi.

All - Paragraf - 6

Përjashtim për eksportet e armatimeve për Ukrainën

Eksportet gjermane të armatimeve arrijnë rekord

Eksportet e armatimeve i nënshtrohen vazhdimisht verifikimit të posaçëm nga qeveria. Për Singaporin sivjet u miratuan furnizime në vlerën 1,2 miliardë euro, për Algjerinë gati 559 milionë. Pasojnë SHBA (298,5 milionë euro), Turqia (230,9 milionë euro) dhe India (224,0 milionë euro).

All - Paragraf - 9

Në fakt qeveria nën kancelarin socialdemokrat Olaf Scholz kishte vendosur të ndiqte një kurs restriktiv sa i përket miratimit të eksporteve të armatimeve. Por për mbështetjen e Ukrainës në mbrojtje ndaj Rusisë është bërë një përjashtim. "Ndihma ushtarake për Ukrainën është në interesin tonë të politikës së sigurisë", deklaroi sekretari i shtetit në Ministrinë e Ekonomisë Bernhard Kluttig. Në përgjithësi qeveria i përmbahet kursit të saj "për një politikë restriktive ndaj eksporteve të armatimeve me një nivel të lartë të standardit të verifikimit"./DW/ (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos