Ekuadori kërkon ndihmën e SHBA-së në luftën kundër bandave

Nga A2 CNN
16 Prill 2025, 08:16 | Bota

Ekuadori kërkon ndihmën e SHBA-së në luftën kundër

Presidenti i sapozgjedhur i Ekuadorit, Daniel Noboa, ka deklaruar se vendi i tij është i gatshëm të pranojë forca amerikane në territorin e vet, si pjesë e një aleance kundër krimit të organizuar që po kërcënon stabilitetin e vendit.

Në një intervistë për CNN, të parën pas fitores së tij zgjedhore, Noboa bëri të ditur se kanë nisur bisedime direkte me Shtetet e Bashkuara dhe se pas zgjedhjeve do të mbahet një takim zyrtar për të forcuar bashkëpunimin dypalësh.

“Do të donim të kishim forcat amerikane për mbështetje në monitorim dhe zbulim. Operacionet do të mbeten gjithmonë në duart e ushtrisë dhe policisë ekuadoriane,” – theksoi Noboa.

Sipas CNN, Ekuadori po ndërton një strukturë të re detare në qytetin bregdetar Manta, ku SHBA dikur kishte një bazë ajrore për operacione kundër trafikut të drogës. Zyrtarë ekuadorianë sugjerojnë se kjo bazë mund të shërbejë si vendstrehim për trupa amerikane, nëse reformohet kushtetuta për të lejuar praninë e ushtrisë së huaj.

Noboa, i arsimuar në SHBA, ka shprehur synimin për të forcuar lidhjet me Uashingtonin edhe në fusha të tjera si tregtia, investimet dhe kontrolli i migrimit. Ai ka paralajmëruar reforma kushtetuese, për të mundësuar një prani të strukturuar të partnerëve ndërkombëtarë në territorin e Ekuadorit.

Në janar, Noboa shpalli "gjendje lufte" kundër bandave kriminale, pas një vale të pashembullt dhune. Vetëm në muajt e parë të vitit janë regjistruar mbi 2,500 vrasje, duke e renditur Ekuadorin si vendin me shkallën më të lartë të vrasjeve në Amerikën Latine, sipas të dhënave të InSight Crime.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos