Ka shumë të ngjarë që autori i sulmit në një fakultet të Pragës të jetë përgjegjës edhe për dy vdekje të ndodhura gjatë javës së shkuar në pyllin Klanovicky.
Detajet i bëri të ditura ministri i Brendshëm i Çekisë në një deklaratë për mediat teksa u bë e ditur gjithashtu se 24-vjeçari David Kozak i mori jetën edhe të atit përpara se të shkonte të hapte zjarr mbi studentët e Fakultetit të Filozofisë.
Sipas informacioneve, Kozak i cili ishte edhe vetë student, nuk kishte precedentë kriminalë. Viktimat i zgjodhi në mënyrë rastesore.
Kronika e terrorit në Pragë
-Policia nisi kërkimet për një student të armatosur 24-vjeçar, tre orë para të shtënave masive pasi babai i tij u gjet i vdekur në një fshat në perëndim të Pragës.
-Drejtori i policisë çeke u tha gazetarëve se i riu donte të vriste veten.
-Policia filloi evakuimin e një godine në Universitetin Charles ku autori do të mbante një leksion. Megjithatë ai shkoi në një pjesë tjetër të Fakultetit.
-Në orën 15:00 me orën lokale, policia mori njoftimet e para për të shtënat në qendër të qytetit.
-Të gjitha 14 viktimat u qëlluan për vdekje brenda ndërtesës. 30 persona të tjerë u plagosën.
-Policia tha se personi i armatosur kishte një "arsenal të madh armësh dhe municionesh" dhe përgëzoi oficerët për reagimin e shpejtë duke parandaluar vdekjet e mëtejshme
-Njëzet minuta pasi filluan të shtënat, policia tha se gjeti trupin e të armatosurit
-Në një konferencë shtypi të enjten në mbrëmje, zyrtarët thanë se po hetonin nëse i dyshuari ishte përgjegjës për vrasjen e një burri dhe vajzës së tij të vogël në një pyll afër Pragës. (A2 Televizion)