Elon Musk bëhet gjysmë triliarderi i parë në botë

Nga A2 CNN
2 Tetor 2025, 07:31 | Bota

Elon Musk bëhet gjysmë triliarderi i parë në botë

Shefi i Tesla-s, Elon Musk është bërë personi i parë që ka një pasuri neto prej më shumë se 500 miliardë dollarësh, pasi vlera e kompanisë së makinave elektrike dhe bizneseve të tjera të tij është rritur ndjeshëm gjatë këtij viti.

Pasuria e manjatit të teknologjisë arriti për pak kohë në 500.1 miliardë dollarë të mërkurën, përpara se të binte mbi 499 miliardë dollarë më vonë gjatë ditës, raportoi indeksi i miliarderëve të Forbes.

Krahas Teslës, vlerësimet e sipërmarrjeve të tjera të tij, duke përfshirë startup-in e inteligjencës artificiale xAI dhe kompaninë e raketave SpaceX, thuhet se janë rritur gjithashtu në muajt e fundit.

Ky moment historik e përforcon më tej statusin e Musk si personi më i pasur në botë, shumë përpara rivalëve në sektorin global të teknologjisë.

Sipas indeksit të miliarderëve të Forbes, themeluesi i Oracle, Larry Ellison, është personi i dytë më i pasur në botë, me një pasuri prej rreth 350.7 miliardë dollarësh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos