Elon Musk, sërish baba, a e dini sa fëmijë ka miliarderi?

Nga A2 CNN
1 Mars 2025, 19:40 | Bota

Elon Musk, sërish baba, a e dini sa fëmijë ka miliarderi?

Elon Musk është bërë baba për herë të katërmbëdhjetë .

Nëna e fëmijës së fundit të këshilltarit të Donald Trump është Shivon Zilis, një shefe ekzekutive në Neuralink , një kompani në galaktikën “Musk”.

Miliarderi tashmë ka tre fëmijë të tjerë me të. I linduri i fundit quhet Seldon Lycurgus, siç ka shkruar nëna në X, pa specifikuar se kur ka lindur fëmija, teksa babai iu përgjigj postimit me zemër.

Njoftimi i Zilis vjen dy javë pasi influencuesja konservatore Ashley St. Clair tha se së fundmi kishte një fëmijë me Musk. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos