Emiri i Katarit: Udhëheqësit izraelitë përpiqen të detyrojnë popullsinë e Gazës të largohet dhe po gënjejnë për pengjet

Nga A2 CNN
15 Shtator 2025, 18:55 | Bota

Emiri i Katarit: Udhëheqësit izraelitë përpiqen të

Emiri i Katarit është shprehur se Izraeli dëshiron ta bëjë Gazën "të pabanueshme" me qëllim zhvendosjen e popullsisë së saj.

Sipas mediave të huaja, komentet ai i bëri duke folur për sulmin e IDF-së ndaj një ekipi negociator të Hamasit në Doha javën e kaluar. Sheikh Tamim Bin Hamad Al Thani theksoi ato që ai i quajti mospërputhje në strategjinë e Izraelit.

Në një deklaratë të gjatë, të lëshuar për të përkuar me një samit urgjent arabo-islamik në Doha, ai tha: "Nëse Izraeli dëshiron të vrasë udhëheqjen politike të Hamasit, atëherë pse negocion me të?”

"Dhe nëse dëshiron të negociojë lirimin e pengjeve, atëherë pse të vrasë të gjithë ata që mund të zhvillojnë negociata me të?", tha ai më tej, shkruan A2 CNN.

Al Thani pretendoi se Benjamin Netanyahu, kryeministri i Izraelit, "ka vërtet ndërmend që Izraeli të ndërhyjë kudo dhe kurdo që të dëshirojë" dhe se ai "ëndërron që rajoni arab të bëhet një sferë ndikimi izraelite".

Ai e përshkroi këtë të fundit si një "mashtrim të rrezikshëm". Emiri dukej se përjashtonte vizita zyrtare izraelite në vendin e tij.

Ai tha: “Si mund t’i mirëpresim delegacionet izraelite në vendin tonë për negociata, kur ata që i dërguan këto delegacione po komplotojnë për të bombarduar këtë vend?” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos