Trump nuk e përjashton mundësinë e sulmeve ndaj Venezuelës: Po na dërgojnë bandat dhe drogën e tyre

Nga A2 CNN
15 Shtator 2025, 18:06 | Bota

Trump nuk e përjashton mundësinë e sulmeve ndaj Venezuelës:

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk e ka përjashtuar mundësinë e një sulmi ndaj Venezuelës.

Sipas mediave të huaja, kjo deklaratë e Trump vjen pasi ai e akuzoi vendin për dërgimin e anëtarëve të bandave dhe drogës në Amerikë.

Kujtojmë se komentet në fjalë vijnë pas javësh të tëra përshkallëzimi të tensioneve midis dy vendeve.

Uashingtoni ka vendosur tre anije luftarake dhe rreth 4,000 trupa në Karaibet Jugore, duke thënë se misioni synon kartelet e drogës.

Presidenti venezuelian Nicolas Maduro këmbëngul se vendi i tij ka shkatërruar tashmë rrjetet e trafikimit në territorin e tij, shkruan A2 CNN.

Duke folur me gazetarët në Morristoën, Neë Jersey, të dielën, Trump u pyet për mundësinë e nisjes së një sulmi ndaj Venezuelës dhe nëse ai kishte frikë nga përshkallëzimi nga Maduro.

“Do të shohim çfarë do të ndodhë”, tha ai. “Shikoni, Venezuela po na dërgon anëtarët e bandave të saj, tregtarët e drogës dhe drogën. Kjo nuk është e pranueshme”, vijoi ai më tej.

Maduro këmbëngul se qeveria e tij ka eliminuar të gjitha rrjetet kryesore të trafikimit të drogës dhe ka shkatërruar bandat e shquara. Duke folur për RT të enjten, udhëheqësi venezuelian tha se Uashingtoni po përdor luftën kundër trafikantëve të drogës si pretekst për të fituar akses në burimet e mëdha natyrore të vendit. Sipas Maduros, këto veprime përshtaten në një “plan lufte” më të gjerë që synon nënshtrimin e botës ndaj vullnetit të SHBA-së.

Marrëdhëniet midis dy vendeve kanë qenë të tensionuara për vite me radhë. Uashingtoni refuzoi të njihte rizgjedhjen e Maduros në vitin 2018 dhe vendosi sanksione të gjera, ndërkohë që mbështeti opozitën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos