Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan priti në një takim sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, temë kryesore e bisedimeve me të cilin ishte fundi i luftës mes Ukrainës dhe Rusisë.
Në një njoftim zyrtar për këtë takim, presidenca turke bëri me dije se Erdogan dhe Rutte diskutuan se cilat janë hapat që duhet të ndiqen për t’i dhënë fund konflikteve në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme.
Që prej nisjes së luftës në Ukrainë, Turqia mbajti rolin e ndërmjetësit, duke mundësuar dhe marrëveshjen e drithit të Detit të Zi në vitin 2022, e cila synonte të siguronte eksportin e sigurt të grurit ukrainas nëpërmjet detit.
Po ashtu Erdogan ftoi presidentët Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky në Turqi, por një gjë e tillë nuk ndodhi. (A2 Televizion)