Estonia do bëhet “bërthamore”, Kremlini e trajton si kërcënim serioz

Nga A2 CNN
27 Qershor 2025, 16:38 | Bota

Estonia do bëhet “bërthamore”, Kremlini e trajton si

Kremlini vlerësoi të premten se gatishmëria e deklaruar e Estonisë për të marrë avionët e fshehtë F-35A të NATO-s, të cilët mund të mbajnë armë bërthamore, është një kërcënim i drejtpërdrejtë për Rusinë.

Ministri estonez i Mbrojtjes, Hanno Pevkur, i tha të përditshmes estoneze Postimees të enjten se Estonia, e cila kufizohet me Rusinë dhe është një bazë rrotulluese për avionët e NATO-s që mbrojnë hapësirën ajrore të Baltikut, është gati t'i pranojë këta avionë nëse është e nevojshme.

"Nëse disa prej tyre, pavarësisht nga vendi i origjinës, kanë aftësinë për të mbajtur armë bërthamore, kjo në asnjë mënyrë nuk e ndryshon qëndrimin tonë për të marrë avionët F-35", tha ai.

"Sigurisht që ne jemi të gatshëm të mirëpresim aleatët tanë", shtoi Pevkur.

Por, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se ky do të ishte një kërcënim i qartë për Rusinë. "Sigurisht që do të ishte një rrezik i menjëhershëm", i tha Peskov një gazetari të revistës ruse Life.

Ai tha se deklarata ishte një nga shumë "ide absurde" nga politikanët në rajonin e Baltikut.

"Ne praktikisht nuk kemi marrëdhënie me republikat baltike sepse është shumë e vështirë t'i përkeqësojmë ato", tha ai.

Britania do të blejë të paktën 12 avionë F-35A që mund të mbajnë koka bërthamore, tha kryeministri britanik Keir Starmer në samitin e NATO-s në Hagë këtë javë, duke shtuar se aeroplanët do t'i bashkohen misionit ajror të parandalimit bërthamor të NATO-s. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos