Estonia zhvendos trupat drejt Rusisë, Reagon Moska: Po vlerësojmë situatën përgjatë kufijve

Nga A2 CNN
5 Tetor 2026, 18:48 | Bota
Ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon, Estonia po zhvendos në mënyrë të përhershme një pjesë të trupave të saj më pranë kufirit me Rusinë. Në të njëjtën kohë, vendi po pajiset me armë që kanë aftësi të godasin objektiva në thellësi të territorit rus.

Sipas Financial Times, Talin po forcon kapacitetet ushtarake për t'u përgatitur ndaj mundësisë së një agresioni rus përtej territorit të Ukrainës. Megjithatë, drejtuesit ushtarakë dhe të inteligjencës në Estoni nuk besojnë se Rusia synon të nisë një luftë të gjerë me NATO-n në dy vitet e ardhshme.

 Sipas vlerësimeve të raportuara nga gazeta britanike, ata mendojnë se Rusia po përgatitet për një konflikt të mundshëm në të ardhmen me Estoninë, e cila ndodhet në krahun lindor të NATO-s.

Nuk ka vonuar reagimi rus. “Nuk duhet të ketë asnjë dyshim se Ministria jonë e Mbrojtjes dhe shërbimet e tjera kompetente kanë kapacitetet e nevojshme të inteligjencës për të monitoruar dhe vlerësuar në mënyrë të përshtatshme situatën përgjatë kufijve.”, deklaroi zëdhënësi I Moskes Dmitri Peskov. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos