Socialistët refuzuan që të prisnin nismën e PD me 100 bashki për të ndryshuar hartën territoriale, por nxituan që pas debateve në Komision dhe protestave jashtë kryesisë të miratonin propozimin e tyre vetëm me votat e mazhorancës.
15 bashkive që do të shkrihen nuk iu dëgjua zëri, por Arbjan Mazniku pranoi propozimet e socialistëve për shtimin e 6 qyteteve nga projekti fillestar, duke e çuar numrin e tyre në 77.
Gjithashtu u bë edhe një saktësim për kufirin ndarës mes Tiranës dhe Vorës, pasi kryeqyteti u zgjerua me Rinasin dhe Bërxullën.
Me këtë votim në Komisionin e Ligjeve, PS synon ta çojë vendin në zgjedhje lokale të 2027 me 46 bashki. Por duhet të kalojë edhe një test të fundit të enjten që të mos ketë asnjë rrjedhje vote nga mazhoranca, pasi PD e ka deklaruar votën kundër.
Gjithashtu opozita e bëri të ditur që harta territoriale e njëanshme e PS, pasi të miratohet në Parlament, do të gjejë rrugën për në Kushtetuese. (A2 Televizion)