Sulmet e SHBA ndaj Iranit, ish-këshilltari i Obamës: Qeveria e Trump nuk është normale, është një president shumë i vështirë

Nga A2 CNN
2 Mars 2026, 21:32 | Bota

Ish-këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për politikën e jashtme, Charles Kupchan, ka deklaruar në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN se qeverisja e presidentit amerikan Donald Trump nuk është normale. Duke komentuar zhvillimet mes Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, ai ka theksuar se Trump është një president i vështirë që ndryshon shpesh mendje.

“Kjo nuk është një qeverisje normale në kuptimin që ata të cilët kanë pozicione të rëndësishme do të qëndronin në një tavolinë. Për shembull qoftë Donald Trump, Marco Rubio apo JD Vans, zoti Ëitkof, zoti Kushner dhe këta janë dhe ky është i gjithë këshilli i sigurimit sepse nuk kemi një proces politikash apo opsionesh që më pas mund të kemi një rekomandim për t'ia dhënë presidentit. Ky është një president që thjesht vetëm ndryshon mendjen në sekondë dhe i merr vendimet ndryshe nga nesër për pasnesër dhe kjo është një presidencë shumë e vështirë për t'u këshilluar”, tha ia në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.  

Sipas tij Trump është futur shumë thellë në këtë konflikt dhe vështirë se do të tërhiqet, duke sugjeruar që strategjia amerikane duhet të synojë dobësimin e kapaciteteve ushtarake të Teheranit, veçanërisht aftësisë për të mbështetur grupet si Hezbollah dhe Hamas, por pa çuar në shkatërrimin e shtetit iranian. Në të kundërt sipas tij kjo do të sillte kërcënime të tjera.

“Në këtë pikë që jemi Trump është futur shumë thellë për t'u tërhequr dhe këshilla ime do të ishte që të shkonte deri në fund, por të ishte dhe shumë i suksesshëm në lidhje me përpjekjen e çrrënjosjes së regjimit. Të ishte shumë i suksesshëm në lidhje me përsëritjen çfarë SHBA-ja bëri në Irak apo në Afganistan. Sepse në këto dy vende SHBA përdorën forcën ushtarake në shkatërrimin e shtetit dhe në shkatërrimin e institucioneve që siguronin qeverisjen. Dhe ajo çfarë ndodhi ishte kaosi. Dhe shteti islamik, një shtet i dështuar terrorist. E njëjta gjë si ndodhi dhe me Libinë që ra Gaddafi dhe Libia doli një shtet i dështuar dhe një strehe terrorizmi. Pra këshilla ime do të ishte:  Dakord, përdor forcën ushtarake për të dobësuar qeverisjen, për të degraduar aftësinë e saj që të përdori forcë kundër fqinjëve të saj, duke e bindur që të mos mbështesë më Hezbollahun, Hamasin apo lëvizjet dhe grupe të tjera ekstremiste, por mos shkatërro shtetin iranian, sepse nëse e bën këtë, atëherë do të kesh kërcënime të tjera”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos