
Sulmet ndaj vendeve të Lindjes së Mesme vazhduan gjatë gjithë natës pasi Irani kërcënoi të godiste "rafineritë e naftës dhe gazit" të lidhura me SHBA-në në Gjirin Persik, pas një sulmi në në Parsin Jugor, raporton A2CNN.
Arabia Saudite raportoi numrin më të madh të sulmeve gjatë natës, me shtatë përditësime të lëshuara që nga ora 22:00 e mbrëmjes së djeshme, sipas orës locale.
Ministria saudite e Mbrojtjes thotë se ka rrëzuar 17 dronë dhe dy raketa balistike në kryeqytetin Riad dhe në "rajonet lindore" të vendit.
Pas sulmeve hakmarrëse iraniane në kompleksin e saj energjetik Ras Laffan të mërkurën, Katari njoftoi se ishte goditur përsëri në orët e para të së enjtes, me dëme materiale, por pa viktima të raportuara.
Emiratet e Bashkuara Arabe raportuan rreth orës 03:30 se sistemet e mbrojtjes ajrore po interceptonin raketa balistike, ndërsa avionët luftarakë ishin në qiell duke interceptuar dronë.
Bahreini lëshoi tre paralajmërime gjatë gjithë natës, duke i nxitur vendasit të kërkonin strehim. Ushtria kuvajtiane doli me një deklaratë pak kohë më parë se po përballej me "sulme armiqësore me raketa dhe dronë". (A2 Televizion)