Nga nata e së shtunës deri në mëngjesin e së dielës ndodhi sulmi më i madh ajror i Rusisë ndaj Ukrainës që nga fillimi i pushtimit të saj në shkallë të plotë në shkurt të vitit 2022.
Sipas mediave të huaja, të paktën 12 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën pasi Rusia sulmoi me 367 dronë dhe raketa.
Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se ishin në gjendje të rrëzonin 266 dronë dhe 45 raketa, por thanë se "shumica e rajoneve të Ukrainës" u prekën nga sulmi.
Natën e së dielës, sulmet nga Moska vazhduan, megjithëse dukeshin më të kufizuara, shkruan A2 CNN.
Forcat Ajrore të Ukrainës raportuan ndërhyrje nga dronë dhe UAV Shaheed gjatë natës, por thanë se kërcënimi ishte zmbrapsur për të gjitha rajonet rreth orës 07:00 me orën lokale.
Këtë mëngjes, shërbimi shtetëror i emergjencave po ndan fotografi të ndërtesave në flakë në Odesa, ku thuhet se një ndërtesë banimi u shkatërrua nga dronët rusë. (A2 Televizion)