Sulmi rus në Ukrainë, Trump kritikon ashpër edhe Zelenskyn: Goja e tij shkakton probleme!

Nga A2 CNN
26 Maj 2025, 08:47 | Bota

Sulmi rus në Ukrainë, Trump kritikon ashpër edhe Zelenskyn: Goja

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kritikuar ashpër homologun e tij rus, Vladimir Putin, pas sulmeve të fundit të Moskës në Ukrainë.

Por sipas mediave të huaja, edhe pse zemërimi i tij ishte drejtuar kryesisht ndaj presidentit rus, Trump kishte kritika të ashpra edhe për Zelenskyn.

Ai "nuk po i bën asnjë nder vendit të tij duke folur në atë mënyrë", shkroi Trump në Truth Social të dielën, raporton A2 CNN.

"Çdo gjë që del nga goja e tij shkakton probleme, nuk më pëlqen dhe më mirë të ndalet", shtoi ai më tej.

Marrëdhënia midis udhëheqësve amerikanë dhe ukrainas ka qenë e trazuar që nga kthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë, duke kulmuar me një grindje para kamerave në Zyrën Ovale në shkurt. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos