“Europa mund të vdesë”, çfarë po paralajmëron Macron?

Nga A2 CNN
25 Prill 2024, 20:00 | Bota

“Europa mund të vdesë”, çfarë po

Presidenti francez, Emmanuel Macron paralajmëroi se Evropa po përballet me një kërcënim ekzistencial për shkak të agresionit rus, dhe për këtë arsye kërkoi një reagim të menjëhershëm të kontinentit të vjetër për miratimin e një strategjie mbrojtje, e cila duhet të jetë më pak e varur nga Shtetet e Bashkuara.

Kreu i Elize e përshkroi sjelljen e Rusisë si të papërmbajtshme që pas nisjes së ofensivës në Ukrainë duke shtuar se kufijtë e Moskës tashmë janë të paqartë.

Macron, mes të tjerash denoncoi dhe mosrespektimin e rregullave ndërkombëtare të tregtisë nga SHBA dhe Kina, duke i bërë thirrje Bashkimit Evropian që të rishikojë politikat tregtare.

“Evropa jonë sot është e vdekshme dhe mund të vdesë. Mund të vdesë dhe kjo varet nga zgjedhjet tona. Evropa nuk është e armatosur kundër rreziqeve me të cilat po përballet në një botë ku rregullat e lojës kanë ndryshuar”, tha Macron.

Macron tha se është e nevojshme që Evropa të forcojë sigurinë, në mënyrë që Rusia të mos e fitojë luftën kundër Ukrainës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos