Eventi kulturor kthehet në tragjedi, kamioni pa shofer niset papritur dhe merr para turmën e studentëve

Nga A2 CNN
3 Maj 2024, 13:00 | Bota

Eventi kulturor kthehet në tragjedi, kamioni pa shofer niset papritur dhe

Një aksident tragjik ka ndodhur Kirgistan, ku një kamionçinë përplasi papritur një turmë studentësh, të cilët ishin mbledhur në një ngjarje kulturore të rajonit. Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur 29 persona, njofton CNNTURK.

Eventi kulturor kthehet në tragjedi, kamioni pa shofer niset papritur dhe

Aksidenti ndodhi në rrethin Suzak, në rajonin Chalal-Abad të Kirgistanit, ku nga kamerat e sigurisë është kapur kamioni i akulloreve, që papritur ka nisur të ecë duke marrë para studentët.

Sipas deklaratës së Ministrisë së Shëndetësisë së Kirgistanit, 18 persona, mes tyre 1 mësues dhe 17 studentë, u shtruan në spital. Ndihma mjekësore ambulatore iu ofrua 11 studentëve.

Eventi kulturor kthehet në tragjedi, kamioni pa shofer niset papritur dhe

Mësohet se fëmijët e lënduar ishin të moshës 9 deri në 16 vjeç, ndërsa gjendja e 3 fëmijëve të lënduar ishte e rëndë. Thuhet se kamioni ka lëvizur papritur teksa ka qenë i parkuar dhe brenda nuk ka pasur shofer, ndërsa kanë nisur hetimet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos