Tjetër përpjekje për armëpushim, Hamasi rikthen delegacionin në Egjipt

Nga A2 CNN
3 Maj 2024, 08:00 | Bota

Tjetër përpjekje për armëpushim, Hamasi rikthen delegacionin

Hamasi bëri me dije se do të dërgojë një delegacion në Egjipt sa më shpejt të jetë e mundur për të vazhduar bisedimet, në shenjën e fundit të përparimit drejt armëpushimit.

Udhëheqësi i grupit, Ismail Haniyeh, tha se kishte folur me shefin e inteligjencës së Egjiptit dhe se negociatorët e Hamasit do të udhëtonin në Kajro, për të përfunduar diskutimet e vazhdueshme me synimin për të punuar drejt një marrëveshjeje.

Por shanset për një marrëveshje janë të lidhura me pyetjen nëse Izraeli mund të pranojë përfundimin e luftës, pa arritur qëllimin e tij të deklaruar për të shkatërruar Hamasin. 

Një ditë më parë, Hamasi refuzoi propozimin më të fundit në tryezën e negociatave në Egjipt, duke hedhur dyshimin se ai është një kurth.

Ndërkohë, ndonëse Perëndimi e cilëson si bujar propozimin më të fundit të Izraelit, ende nuk ka mundur të bindë kryeministrin Netanjahu që të heqë dorë nga ofensiva e tij në Rafah. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos