
Në urën e bombarduar Qasmiyeh, pranë qytetit jugor Tyre në jug të Libanit, u panë radhë të gjata familjesh që prisnin që buldozerët të rikthenin kalimin, në mënyrë që të mund të ktheheshin në shtëpitë e tyre.
Për disa prej të kthyerve, armëpushimi i shkurtër midis Izraelit dhe qeverisë libaneze ishte një burim i ri shprese.
“Ndjenjat tona janë të papërshkrueshme, krenari dhe fitore,” citohet të ketë thënë 37-vjeçarja Amani Atrash nga agjencia AFP.
Më afër kryeqytetit, Hussein Amdar, banor i periferive jugore të Beirutit, tha se “ndjenja është vërtet e mirë”.
“Tani miqtë kanë filluar të më telefonojnë mua dhe familjen që të takohemi, për të rikthyer ditët para luftës kur bënim tubime së bashku,” shtoi ai. (A2 Televizion)