
Brenda 24 orëve të ardhshme do të vendoset një vijë ndarëse mes saj dhe ushtrisë libaneze.
Pas kësaj, ato do të qëndrojnë në pozicionet e tyre të vendosura, por do të vazhdojnë të asgjësojnë atë që e quajnë infrastrukturë të Hezbollah, çka sugjeron se mund të vazhdojnë të hedhin në erë shtëpi dhe ndërtesa të tjera publike që i konsiderojnë ende si kërcënim.
Media Israel Hayom raporton se 56 për qind e izraelitëve besojnë se ushtria duhet të qëndrojë në jug të Libanit, por shton se nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, partia e Benjamin Netanyahu do të humbiste dy vende, nga 28 në 26, duke sugjeruar se armëpushimi nuk është popullor.
The Times of Israel shkruan se zemërimi po rritet përgjatë kufirit verior, ku banorët thonë se po paguajnë çmimin me gjak për këtë armëpushim.
Ndërkohë, The Jerusalem Post citon një zyrtar të lartë izraelit, i cili lë të kuptohet se ky armëpushim ndodhi kryesisht me nxitjen e SHBA-ve.
(A2 Televizion)